leoni

Ministri për Punë të Jashtme, Alexander Schallenberg, qëndron sot për vizitë të shkurtër zyrtare në Kosovë

Ministri për Punë të Jashtme, Alexander Schallenberg, qëndron sot për vizitë të shkurtër zyrtare në Kosovë

Një delegacion austriak i kryesuar nga ministri për Punë të Jashtme, Alexander Schallenberg, do të qëndrojë sot për vizitë të shkurtër zyrtare në Republikën e Kosovës. Schallenberg do të pritet nga homologu i tij, ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca. Takimi bilateral do të fillojë në orën 15:45 minuta, në hapësirat e Terminalit VIP të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Në këtë takim do të marrin pjesë edhe ministrja për Evropë e Austrisë, Karoline Edtstadler dhe ministri për Integrime Evropiane i Kosovës, Blerim Reka. Konferenca e përbashkët për media do të mbahet në të njëjtin vend, në Aeroport, në orën 17:00.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …