Brickos

Ministri Quni: Përkundër sfidave Forca e Sigurisë së Kosovës ka arritur t'i përbush detyrat e saj në procesin transformues

Quni: Përkundër sfidave Forca e Sigurisë së Kosovës ka arritur t’i përbush detyrat e saj në procesin transformues

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, ka thënë se FSK-ja i ka përmbushur me sukses të gjitha objektivat vjetore. Në ceremoninë për shënimin e Ditës së FSK-së, Quni ka vlerësuar se pjesëtarët e FSK-së kanë arritur rezultate konkrete në menaxhim të resurseve njerëzore, arsimit, mbështetjes logjistike, transparencës dhe llogaridhënies. “Pas 9 vitesh angazhimesh të mëdha për avancimin e FSK së, arritëm ta legjitimojmë dhe kurorëzojmë forcën më mandat ushtarak. Krah me aleatët tanë nisëm transformimin e Forcës. Sot me krenari përkundër sfidave me pandemisë FSK ka arritur të përbush detyrat e saj. Ne do të vazhdojmë të kemi në fokus politikat integruese e mosdiskriminuese. Në këtë ditë të veçantë shpreh falënderim për kontribut të ushtarakëve për angazhimin e tyre. Besojmëfuqishëm se partneriteti me vendet e NATO-s do të vazhdojë”, ka deklaruar Quni. Ai ka shtuar se do të vazhdohet me politika integruese duke qenë të hapur për të gjitha komunitetet.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …