leoni

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, priti në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, priti në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, priti në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, z. Didier Chabert, me të cilin kanë biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve. Ambasadori Chabert, e ka uruar ministrin Hasani  për detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të shteti francez për të vazhduar edhe më tej mbështetjen dhe bashkëpunimin e ndërsjellë me institucionet e Republikës së Kosovës, respektivisht të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Ministri Hasani e falënderoi ambasadorin francez për vizitën dhe për gatishmërinë e tij dhe të shteti nga i cili vjen për bashkëpunimin në mes të dy vendeve. Ministri  ka kërkuar nga ambasadori Didier Chabert inkurajimin e investitorëve francezë sidomos në fushën e Turizmit, pasi që Kosova ka potenciale të shumta për zhvillimin e turizmit.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …