Ministri Yagcilar mori pjesë në tryezën e rrumbullakët të institutit GAP

Ministri i Ministrisë së Administratës Publike Mahir Yagcilar, mori pjesë në tryezën e organizuar nga Instituti GAP. Qëllimi i kësaj tryeze ishte, prezantimi i raportit hulumtues për institucionet dhe agjencitë e pavarura me temë “Marrëdhënia e punës, sistemi i pagave, organizimi i brendshëm dhe llogaridhënia”, raport ky i përgatitur nga Instituti GAP, për Ministrinë e Administratës Publike.

Ministri Yagcilar, me këtë rast, shprehu kënaqësinë për pjesëmarrje dhe e vlerësoi lart hulumtimin e nevojshëm dhe të rëndësishëm të punuar nga Instituti GAP. “Kriteret  e  zgjerimit  të  BE-së  për shtetet e Ballkanit perëndimor, në këtë rast edhe për Kosovën,  bashkë me sundimin e ligjit dhe qeverisjen ekonomike, është krijimi i një  administrate publike, që  ka kapacitete të instalimit dhe  qeverisjes  së  mirë  dhe  që  e  bënë  aprovimin  dhe  zbatimin  efektiv  të Akti Komunitar”, tha Ministri Yagcilar.  Dihet se një administratë funksionale, është  parakusht  për  qeverisje  demokratike, transparente  dhe efektive. Në këtë aspekt,  administrata  publike e çdo shtetit,  shihet  si një çështje  kyçe, në  proceset e Integrimeve Evropiane. Si  mekanizëm themelor  i  funksionimit  të  shtetit,  ajo  përcakton  aftësinë  e  qeverisë  për  të  ofruar  shërbime  për qytetaret   dhe  krijimit ë mekanizmave  të nevojshëm  për zhvillimin  e  vendit, tha në vazhdim Ministri Yagcilar.

Gjithashtu, Ministri Yagcilar theksoi se, Ministria e Administratës Publike,  ka filluar me plotësimin e kornizës ligjore, e cila, do të mundësoj marrjen e hapave adekuate në përmbushjen e objektivave sipas strategjive dhe kërkesave në procesin e Integrimeve Evropiane. Ndërkaq, Ministri Yagcilar tha ” MAP ka kërkuar nga Instituti GAP,  kryerjen e një hulumtimi të pavarur, të fokusuar në katër elemente: krijimi i marrëdhënies së punës në institucionet dhe agjencitë e pavarura, definimi  apo rregullimi i pagave, organizimi i brendshëm dhe llogaridhënia në këto institucione. Krijimi i bazës për hartimin e projektligjit, i cili do të ndikoj te organizimi i të gjitha institucioneve dhe i cili do të krijoj modelin e Kosovës,  bazuar në standardet evropiane dhe parimet e qeverisjes së mirë, të cilat  kanë qenë mese të nevojshme.

Në përmbyllje të fjalës së tij, Ministri i MAP Mahir Yagcilar tha” Besoj që ky hulumtim do të krijoj një bazë të fortë për punën e mëtutjeshme, duke besuar që këto hapat, do të kuptohen drejt nga të gjitha institucionet. Qëllimi i vetëm i këtij hulumtimit ishte, krijimi i bazës për organizim i administratës, sipas parimeve të  qeverisjes së mirë, me vija të qarta të llogaridhënies dhe funksionimit bazuar në pavarësinë institucionale dhe ligjore,  tha Ministri Yagcilar.

Në këtë tryezë ishin të pranishëm përfaqësuesit nga Komisionit Evropian, institucione dhe agjenci të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …