MINISTRI YAGCILAR VIZITOI ZYRAT E REJA TË AVOKATIT TË POPULLIT

Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të tij, ishte për vizitë në zyrat e reja të Institucionit te Avokatit e Popullit, ku u takua me Hilmi Jasharin, Avokat i Popullit të Republikës së Kosovës dhe bashkëpunëtorët e tij.

Ministri Yagcilar dhe të pranishmit, më për së afërmi i panë punimet e realizuara, zyra këto, në të cilat është vendosur Institucionit i Avokati i Popullit.

Gjatë kësaj vizite, falënderimin e shprehu Avokati i Popullit z. Jashari, lidhur me angazhimet e MAP-së, si në koordinimin dhe bashkëpunimin e punimeve dhe akomodimit te tyre ne hapësirat e ndare për këtë institucion.

Ministri i MAP-së Mahir Yagcilar, u shpreh, se punimet do te vazhdojnë edhe ne fazat e tjera të objektit të ish-Bankës se Lubjanës dhe vendosjen e institucioneve të tjera në këtë objekt.

Bashkërisht Ministri Yagcilar dhe Avokati i Popullit Jashari, u shprehen për vazhdimin e bashkëpunimit mes tyre.

Kontrolloni gjithashtu

OVL e UÇK-së dhe Komuna Rahovecit organizojnë aktivitete të shumta me rastin e shënimit të javës së dëshmorëve dhe “Betejës së 12 Majit 1998 -Beteja e Anadrinit”

Organizata e Veteranëve të Luftes së UÇK-së dhe Komuna e Rahovecit organizon aktivitete të shumta …