Kryetari Bahtiri nënshkroi kontratat për bursa për 56 studentë

Janë 56 studentë nga komuna e Mitrovicës, që kanë nënshkruar kontratat si përfitues të bursës komunale për këtë vit. Shuma e bursës së përfituar është 70 euro.

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri,  me rastin e nënshkrimit të kontratave,  tha se nga komisioni për ndarjen e bursave janë përzgjedhur studentët më të mirë.  Ai tha se është shumë e rëndësishme që studentëve të ju ndihmohet  gjatë studimeve të  tyre, prandaj komuna edhe në të ardhmen do të vazhdoj të ndihmoj studentët, si me përkrahje financiare,  ashtu edhe në forma të tjera.

“Ju që keni përfituar bursa jeni ndër studentët më të mirë. Ju jeni ardhmëria e qytetit tonë dhe sigurisht, përpos ngritjes profesionale, nesër edhe ndonjëri prej jush do të jetë në pozita udhëheqëse në komunë e më lartë, andaj është kënaqësi të ndihmosh studentët. Ju inkurajoj që të mësoni e studioni për të ngritur diturinë tuaj  që në të ardhmen të bëheni profesionistë të vërtetë”, ju tha kryetari Bahtiri.

Pas nënshkrimit  të kontratës, studentët janë shprehur të  jenë të kënaqur me ndarjen e këtyre bursave. Disa nga ata janë shprehur të jenë mirënjohës për mbështetjen që  komuna po iu ofron, si një motiv shtesë për të vazhduar studimet dhe një lehtësim financiar për familjet e tyre.

Përveç këtyre bursave, kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, vazhdon të ndaj bursa edhe nga paga e tij për studentë të dalluar nga fakultete të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Në 25 vjetorin e rënies heroike, u përkujtuan Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorë të tjerë

Në nderim të rënies heroike të komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra dhe …