Godidja e objektit të kuvendit të Kosovës

Deklarata e Kuvendit të Kosovës lidhur me sulmin e mbrëmshëm në ndërtesë

Kuvendi i Republikës së Kosovës, në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të nenit 6.1 të Rregullores së Kuvendit, në seancën plenare, të mbajtur më 5 gusht 2016, me propozimin e grupeve parlamentare: PDK, LDK, LVV, LS dhe “6+”, nxjerr këtë:  D E K L A R A T Ë ku thuhet:

Ne përfaqësuesit e zgjedhur të popullit e dënojmë fuqishëm sulmin kriminal, të kryer mbrëmë, mbi Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ky është një sulm kundër shtetit të Kosovës, interesave të qytetarëve tanë dhe kundër qëllimeve dhe vlerave politike e demokratike që afirmojnë subjektet tona politike. Kërkojmë nga institucionet e sigurisë që t’i ndërmarrin masat e duhura dhe sa më parë ta zbardhin këtë sulm qyqar,  ndërsa  kriminelët të vihen para drejtësisë. Kuvendi i Republikës së Kosovës po ashtu u bën thirrje të gjithë qytetarëve të vendit që të bashkëpunojnë dhe t’i ndihmojnë organet e drejtësisë në zbardhjen e këtij akti kriminal.

Nr. 05-D-002

Prishtinë, 5 gusht 2016

Kryetari i Kuvendit

Kadri VESELI

Deklarata u dërgohet:

Deputetëve të Kuvendit,

Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe

Arkivit të Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Kush është Muharrem Ibraj, shqiptari që akuzohet për krime lufte në Kosovë?

Muharrem Ibraj, me origjinë nga fshati Osek Hylë i Gjakovës, është një person që ka …