Ministri Zemaj ka paralajmëruar se mund të ketë rikthim të masave anti-covid

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka paralajmëruar se nëse vazhdon të ketë rritje të numrit të rasteve të të infektuarave me virusin korona, do të jenë të detyruar t’i kthejnë masat anti-covid dhe kontroll rigoroz. Duke folur për 100 ditëshin e drejtimit të Ministrisë së Shëndetësisë ai ka theksuar se gjatë kësaj kohe janë ballafaquar me pandeminë, situatë për të cilën siç tha ai e kanë menaxhuar në mënyrën më të duhur. Ministri Zemaj ka bërë thirrje edhe që të ndalen seminaret, punëtoritë dhe format e tjera të organizimit ku ka grumbullim njerëzish. “Në dy ditët e fundit kemi pasur rritje të numrit të rasteve, duhet të punojmë. Mungesa e disiplinës, por edhe ardhje nga jashtë ka bërë të ketë rritje, kjo na bën të kemi angazhim maksimal. Në vijim të konferencës, ai foli edhe për masat që janë ndërmarr dhe do të ndërmerren kundër pandemisë së shkaktuar nga virusi korona.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …