Konfirmohen 19 raste të reja me virusin korona, shërohen 8 qytetarë dhe sot nuk shënohet asnjë rast i vdekjes

Vazhdon rritja e ndjeshme e numrit të rasteve me virusin covid-19 nëpër shtete të Evropës

Vazhdon rritja e ndjeshme e numrit të rasteve me virusin covid-19 nëpër shtete të Evropës. Autoritetet e Çekisë kanë dhënë alarmin se numri i rasteve të infektuara me virusin korona është duke u rritur në mënyrë shpejt prej rreth 3 mijë raste në ditë. Kjo ka bërë që të merret vendim që nga e hëna të mbyllen të gjitha teatrot, kinematë, muzetë, galeritë dhe objektet sportive për dy javë për të ndaluar përhapjen e mëtejme të koronavirusit. Edhe Ministria e Shëndetësisë së Polonisë ka njoftuar se vetëm brenda 24 orëve të fundit, janë raportuar se ka rritje të shpejt të numrit të rasteve të reja me virusin korona dhe kjo ka bërë që të kaloj në mbi 5 mijë e 300 të infektuar me këtë virus. Autoritet kanë njoftuar se ka edhe rritje të ndjeshme të rasteve me fatalitet ku për pasojë gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 53 viktima. Edhe autoritet polake kanë shtuar masat shtrënguese në kuadër të të cilave është mbajtja e maskës edhe në ambientet e jashtme.

Kontrolloni gjithashtu

Miroslav Lakçak: Me zyrtarët e lartë amerikanë ndamë vlerësim të përbashkët për situatën në veri të Kosovës

Miroslav Lajçak, shprehet optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës e Serbisë, për çështjen e dinarit

Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka shprehur optimizmin e tij për arritjen e një …