Ministri Zharku dhe nënkryetari i Shtimes, F. Rashiti, përuruan fillimin e punimeve në rrugën: Shtime-Belinc

Ministri Zharku dhe nënkryetari i Shtimes, F. Rashiti, përuruan fillimin e punimeve në rrugën: Shtime-Belinc

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë vizitoi Komunën e Shtimes, ku u prit nga nënkryetari i Komunës, Fatmir Rashiti, me të cilin bisedoi për infrastrukturën rrugore në këtë komunë, për arritjet e deritashme, projektet e reja infrastrukturore dhe për nevojat e komunës për vazhdimin e investimeve në këtë plan. Pas takimit, ministri Zharku dhe kryetari i komunës, Ismajli, përuruan fillimin e punimeve në ndërtimin e rrugës Transiti i Shtimes-Belincë, projekt ky që financohet nga Ministria e Infrastrukturës. Kjo rrugë ka gjatësi prej 2.8 kilometrash, ndërsa vlera e kontratës për ndërtimin e saj kap shumën prej 886,676.01 eurosh. Me rastin e inaugurimit ministri Lutfi Zharku deklaroi: Ne besojmë se ndërtimi i këtij transiti do të ndikojë që të lirohet komunikacioni, ndërsa në anën tjetër do të ndikojë që qytetarët, të cilët vijne nga vende të tjera të qarkullojnë nëpër një rrugë të mirë. Ne kemi në plan që të vazhdojmë edhe me investime të tjera në vitet në vazhdim. Sot biseduam edhe për plane dhe ivestime të tjera, të cilat edhe më tutje do të përkrahen pa rezervë nga Qeveria e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …