Ministri Zharku priti në një takim kryetarin e komunës së Kaçanikut

Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku priti në një takim kryetarin e komunës së Kaçanikut, Besim Ilazin. Gjatë këtij takimi u bisedua për formën e bashkëpunimit në të ardhmen në mes të ministrisë së Infrastrukturës dhe komunës së Kaçanikut.

Ministri Zharku theksoi se Ministria  e Infrastrukturës po e vazhdon bashkëpunimin e mirë me komunat e Kosovës, duke bashkëfinancuar në shumë projekte rrugore të vendit tonë.

Në anën tjetër, kryetari i Kaçanikut, e falënderoi ministrin  Zharku për këtë bashkëpunim për ndërtimin e rrugëve të komunës së Kaçanikut.

Në fund të këtij takimi, ministri Zharku dhe kryetari Ilazi, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi. Marrëveshja në fjalë do të realizojë disa projekte rrugore të cilat do të realizohen në komunën e Kaçanikut, në vlerë prej 1 milionë e 127 mijë 170.84 euro.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …