Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka: Gjermania partner strategjik në zhvillimin ekonomik të Kosovës

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka: Gjermania partner strategjik në zhvillimin ekonomik të Kosovës

Republika Federale e Gjermanisë do të vazhdojë të mbështes Republikën e Kosovës në rrugën e saj drejt zhvillimit ekonomik, ka deklaruar Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt gjatë takimi që zhvilloi me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka. Ministri Lluka njohu diplomatin gjerman me prioritet e resorit që drejton duke vënë theksin në sektorët strategjikë, në zhvillimin e të cilëve nuk ka munguar ndihma e Gjermanisë. Kreu i MZHE-së ritheksoi se sektorët si energjia, minierat, ujërat dhe teknologjia e informacionit janë sektorë kyç për zhvillim të qëndrueshëm, andaj puna e tij gjatë këtij mandati do të fokusohet në këta sektorë.

Më tej, ministri duke folur për projekte konkrete falënderoi Gjermaninë për mbështetjen e madhe që i ka dhënë vendit tonë në sektorin e energjisë dhe ujërave, respektivisht linjën e interkoneksionit Kosovë-Shqipëri dhe fabrikën e ujit në Shkabaj, projekte këto që ndikojnë direkt në cilësinë e jetës së qytetarëve. Sipas një komunikate të MZHE-së, Lluka rikonfirmoi interesimin e MZHE-së për të vazhduar këtë bashkëpunim duke vlerësuar Gjermaninë si partner strategjik për zhvillimin ekonomik të vendit. Ministri Lluka dhe Ambasadori Christian Heldt po ashtu biseduan për ecurinë e zhvillimit projekteve me rëndësi kapitale për vendin dhe ritheksuan se ekziston një bashkëpunim shumë i mirë bilateral mes dy vendeve, i cili duhet avancuar më tej edhe në aspektin ekonomik.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …