MASHT ka marrë vendim që nesër ora e parë e mësimit t'i kushtohet Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë njofton për ditët e pushimit

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë përmes një komunikate për media ka njoftuar të gjitha institucionet arsimore se me rastin e Krishtlindjeve Katolike, data 25 dhjetor 2018 do të jetë ditë pushimi. Po ashtu, ka njoftuar se ditë pushimi do të jenë edhe datat 1 dhe 2 janar 2019 me rastin e festës së Vitit të Ri, si dhe me 7 janar 2019 për nder të Krishtlindjeve Ortodokse. Për institucionet e arsimit parauniversitar, periudha e parë e vitit shkollor përfundon me datën 28 dhjetor 2018 dhe periudha e dytë fillon më datën 14 janar 2019. Ndërsa, institucionet parashkollore pushojnë konform Ligjit për festat zyrtare (25 dhjetor 2018, 1, 2 dhe 7 janar 2019). Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ua uron festat e fundvitit të gjithë mësimdhënësve, studentëve, nxënësve dhe prindërve!

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …