Ministria e Drejtësisë pranon kërkesat për pagesën e avokatëve të akuzuarve nga Specialja

Ministria e Drejtësisë pranon kërkesat për pagesën e avokatëve të akuzuarve nga Specialja

Ministria e Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës deri më tani ka pranuar disa kërkesa nga avokatët për pagesën e tyre lidhur me mbrojtjen e të akuzuarve pranë Dhomave të Specializuara në Hagë. Në këtë ministri deklaruan për Radion Evropa e Lirë se të njëjtat janë në fazën fillestare të shqyrtimit nga komisioni i ministrisë, i cili do të vendosë mbi bazën e parimeve dhe kritereve të cekura me ligj dhe udhëzimet përkatëse. Institucionet e Kosovës tashmë kanë bërë të ditur se aktualisht janë rreth shtatë milionë euro të ndara për vitin e ardhshëm për të akuzuarit në Hagë, kurse trembëdhjetë milionë euro të tjera janë rezervë. Të akuzuar në Hagë, aktualisht, janë ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe ish-krerët e UÇK-së, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, Salih Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …