leoni

Ministria e Financave, e gatshme për kredinë për Trafikun Urban në Prishtinë

Ministria e Financave, e gatshme për kredinë për Trafikun Urban në Prishtinë

Ministria e Financave ka bërë të ditur se propozim-vendimin për garancinë për kredinë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për trafikun urban në Prishtinë, do ta propozojë në Qeveri për miratim menjëherë pasi ky vendim të fuqizohet nga komuna e Prishtinës. “Tre hapat paraprak (autorizimi nga Qeveria i ministrit të Financave për fillim të negociatave me BERZH, formimi i grupit negociues dhe negocimi i kushteve të kredisë) tashmë kanë përfunduar”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave. Pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi Ministrisë se Financave i hapet rruga që ta procedojë për Qeveri propozim-vendimin për dhënien e garancisë shtetërore për marrjen e kredisë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e Ndërmarrjes Publike “Trafiku Urban”.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …