Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se sot do të organizojë kthimin e 180 qytetarëve nga Dyseldorfi i Gjermanisë

Ministria e Infrastrukturës do të organizojë kthimin e 180 qytetarëve nga Dyseldorfi i Gjermanisë

Ministria e Infrastrukturës këto ditë në mënyrë të organizuar ka bërë kthimin e shtetasve kosovarë të cilët kanë mbetur jashtë kufijve të shtetit e që kanë kërkuar të kthehen në Kosovë. Për ditën e sotme është planifikuar që të kthehen 180 qytetarë në Aeroportin e Prishtinës përmes një fluturimi nga Dyseldorfi. Të gjithë të ardhurit do të vendosen në Qendrën e Studentëve e cila është kthyer në karantinë nga Qeveria e Kosovës. Aty do të qëndrojnë për 14 ditë. Njëjtë do të veprohet edhe për të ardhurit e tjerë. Për transportin e tyre nga aeroporti deri te Qendra e Studentëve do të kujdeset Forca e Sigurisë së Kosovës. Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar që të kthehen vetëm ata qytetarë që kanë urgjencë, ndërsa të tjerët të zgjasin qëndrimin e tyre në vendet ku janë aktualisht pasi kapacitetet e Kosovës për kthimin e të gjithëve janë të mangëta. Sipas tij, ambasadat e Kosovës në të gjithë botën po iu asistojnë të gjithë qytetarëve që të zgjasin të drejtën e qëndrimit nëpër vendet respektive.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …