MPJ: Serbia po përdorë shitjen dhe faljen e armëve si mjet të diplomacisë për të joshur disa shtete të mos njohur Kosovën

Ministria e Jashtme e Malit të Zi njoftoi se me 4 qershor ka hyrë në fuqi Marrëveshja për Demarkacionin

Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi ka bërë të ditur se me 4 qershor ka hyrë në fuqi Marrëveshja për Demarkacionin. Në njoftimin zyrtar lidhur me këtë rast  thuhet se ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Skender Durmishi, ia dorëzoi drejtoreshës për çështje ligjore ndërkombëtare, Tatjana Raspopoviq, notën verbale të Ministrisë së Punëve të Jashmte të Kosovës me anë të së cilës “pala maalziase njoftohet se Kosova ka përfunduar procedurat e brendshme, të nevojshme ligjore për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes Kufitare Shtetërore midis dy vendeve nënshkruar në Vjenë më 26 gusht 2015. Siç njoftohet nga Ministria e Punëve të Jashtme, në pajtim me Nenin 12 të Marrëveshjes, data e dorëzimit të shënimit të Kosovës është gjithashtu data e hyrjes në fuqi, pasi të dyja palët kanë përmbushur procedurat e brendshme ligjore të nevojshme për hyrjen në fuqi dhe njoftuan njëri tjetrin.  Bëhet e ditur se Mali i Zi ka ratifikuar marrëveshjen në fund të dhjetorit të vitit 2015.

 

Kontrolloni gjithashtu

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës  me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime …