Në shtator Bashkimi Evropian dërgon në Kosovë një mision vlerësues për t’i parë arritjet në fushën e drejtësisë

Shtetet anëtare të BE-së kërkojnë të jenë të përfshira në fazën finale të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë

Shtetet anëtare të  Bashkimit Europian kërkojnë të jenë të përfshira në fazën finale të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila do të qonte deri te marrëveshja detyruese juridike për normalizimin e marrëdhënieve.  Burime europiane thonë se anëtarë të BE-së kanë filluar të tregojnë pakënaqësi me jo transparencën rreth dialogut politik, sidomos rreth kapitullit që ka të bëjë me hartimin e marrëveshjes finale. Sipas Radios Evropa e Lirë, burime nga ky takim kanë thënë se anëtarët nuk janë të kënaqur pse janë përjashtuar tërësisht nga dialogu, pasi ekipi i cili në Bruksel udhëheq dialogun, në asnjë moment s’i konsulton vendet anëtare, e as ato që konsiderohen më shumë të rëndësishme. Dialogu po hyn në fazën kritike, ndërsa vendet e anëtare nuk janë përfshirë në hartimin e marrëveshjes finale e cila do të jetë historike. Kemi dyshime se Fedrica Mogherini çdo gjë po e mban fshehtë  ka thënë burimi diplomatik që ka marrë pjesë në atë takim.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …