Ministria e Jashtme e Turqisë ka tërhequr ambasadorin e saj në Izrael, për shkak sulmeve të vazhdueshme izraelite, në Gaza

Ministria e Jashtme e Turqisë  ka tërhequr ambasadorin e saj në Izrael për konsultime për shkak të krizës humanitare dhe sulmeve të vazhdueshme izraelite në Gaza, bën të ditur  agjencia Anadolu. Kryetari Erdogan, tha se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu “nuk ishte më dikush me të cilin mund të flasim”. Të dërguarit e Izraelit në Turqi u larguan nga vendi muajin e kaluar pasi shpërthyen protestat në mbështetje të palestinezëve. Izraeli më vonë tha se kishte tërhequr të dërguarit e tij për të vlerësuar lidhjet dypalëshe. Më tej, sa i takon konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit Erdogan tha se vendi i tij do të mbështesë formulat që sjellin paqen rajonale, jo ato që “shkallëzojnë palestinezët nga historia”. Ai gjithashtu paralajmëroi se besimi në sistemin global do të zhduket nëse Izraeli nuk ndalet, nuk mbahet përgjegjës për krime, shkelje të të drejtave. Kryetari i Turqisë, Erdogan ka njoftuar  gjithashtu se kryetari i  Iranit do të vizitojë Turqinë në fund të nëntorit.

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …