Brickos

Mustafa: Me personat e riatdhesuar nga Siria do të merren organet e drejtësisë, nëse gjenden prova të fajsisë do të dënohen

Ministria e Punëve të Brendshme mban takim me Këshillin Ekzekutiv të Forumeve të Sigurisë në Bashkësi

MPB mban takim me Këshillin Ekzekutiv të Forumeve të Sigurisë në Bashkësi. Ministria e Punëve të Brendshme sot do të mbajë takim me Këshillin Ekzekutiv të Forumeve të Sigurisë në Bashkësi të Republikës së Kosovës. Sipas njoftimit të MPB-së, takimi do të shërbejë si platformë diskutimi për kapacitetet operacionale, sfidat si dhe rekomandimet për ngritjen e rolit të forumeve të sigurisë në bashkësi. Në këtë takim do të do të marrin pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, kryetarët e komunave të Kosovës, ambasadori i OSBE-së, Jan Braathu, ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, si dhe zyrtarë të institucioneve tjera. Në këtë takim do të prezantohet raporti i përmbledhur më të gjeturat dhe konkluzionet lidhur me vlerësimin e kapaciteteve operacionale të forumeve të sigurisë në bashkësi në të gjitha komunat. Ky takim i cili është parashikuar që të fillojë në ora 10:00, mbështetet nga Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …