BE i kërkon Kosovës t’i dëshmojë përpjekje në sundimin e ligjit, migracionit dhe sigurisë për ta fituar liberalizimin

Zyrtarët e BE-së dhe përfaqësues të Kosovës, sot do të mbajnë mbledhjen e tretë të Këshillit për Stabilizim Asociim

Zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe përfaqësues të Kosovës, sot do të mbajnë mbledhjen e tretë të Këshillit për Stabilizim Asociim në Bruksel. Përfaqësuesit e Bashkimi Evropian, të udhëhequr nga shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini dhe komisioneri për Zgjerim Johannes Hahn, do të diskutojnë për situatën në Ballkanin Perëndimor me delegacionin e Kosovës, të kryesuar nga kryeministri Ramush Haradinaj. Në këtë mbledhje do të diskutohet edhe për vendosjen e taksës 100 për qind për mallrat e Serbisë nga ana e Kosovës si dhe për marrëdhëniet Kosovë-BE. Pas kësaj mbledhje është parashikuar një konferencë e përbashkët për shtyp. Para takimit, përfaqësuesja e partë e BE-së Federica Mogherini dhe komisioneri për Zgjerim Johannes Hahn i kanë dërguan një letër kryeministrit Haradinajt, duke shpjeguar qëndrimin e BE-së rreth tarifave ndaj mallrave serbe dhe duke përsëritur thirrjen për heqjen e tyre. Edhe pse kjo letër nuk është bërë publike nga Qeveria e Kosovës, në media u raportua se vet Mogherini i ka dhënë një mundësi Kosovës në këmbim të heqjes së taksës doganore.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …