Ministria e Shëndetësisë ka pranuar sot 30 respiratorë donacion nga Bashkimi Evropian

Ministria e Shëndetësisë ka pranuar sot 30 respiratorë donacion nga Bashkimi Evropian

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se nga sot kemi 30 respiratorë më shumë, të cilët do të lehtësojnë punën e profesionistëve në luftën kundër COVID-19. Këtë ai e bëri të ditur me anë të një postimi, ku falënderoi Bashkimin Evropian për donacionin në fjalë. “Kjo ndihmë e sotme dhe ky kontingjent i ventilatorëve do të ndihmojë shumë në organizim, të cilin po e bëjmë së bashku me SHSKUK-në në ndarjen e përgjegjësive për të ndihmuar çdo qytetar që mund të jetë infektuar dhe po përballet me këtë virus. Falënderoj Bashkimin Evropian për ndihmën e vazhdueshme që po i jep Kosovës në luftën kundër pandemisë. Këto ndihma do të lehtësojë luftën kundër Covid-19 dhe punën e profesionistëve shëndetësorë. Çdo jetë e shpëtuar do të jetë falënderim për taksapaguesit evropianë që po e ndihmojnë Republikën e Kosovës!”, ka deklaruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: VV-ja po përpiqet të imponojë një rend të ri, i cili është në kundërshtim me rendin kushtetues të Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka shkruar se Vetëvendosja po përpiqet të …