Ministria e Tregtisë dhe Industrisë po monitoron operatorët ekonomik për vendosjen e flamujve që tregojnë origjinën

MTI po monitoron operatorët ekonomik për vendosjen e flamujve që tregojnë vendin e origjinës

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është duke monitoruar operatorët ekonomik për vendosjen e flamujve që tregojnë vendin e origjinës, në bazë të Udhëzimit Administrativ që është nënshkruar nga ministri Endrit Shala më 29 dhjetor të vitit 2018. Përmes komunikatës për media nga kjo ministri, bëhet e ditur se sot Inspektorati ka qenë në terren në disa pika shitëse për të parë vendosjen e flamujve, dhe po ashtu ka kërkuar nga bizneset që ta bëjnë vendosjen e flamujve sa më shpejt. Kryeinspektori i MTI-së, Lulzim Syla ka kërkuar nga bizneset që ta respektojnë Udhëzimin Administrativ të nënshkruar nga ministri Shala dhe sa më shpejt ta bëjnë vendosjen e flamujve. Syla bashkë me inspektorët e tregut sot ka vizituar disa pika shitëse në rajonin e Prishtinës, që ka bashkëbiseduar me menaxherët e këtyre marketeve duke iu bërë me dije se monitorimi do të vazhdojë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …