Ministri, Arben Vitia, ka propozuar masa të reja kundër pandemisë- mbyllje totale

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka mbajtur një takim virtual me kryetarët e komunave të Kosovës gjatë së cilës është biseduar për situateën e krijuar në vend nga pandemia. Njoftohet se gjatë takimit, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka propozuar mbyllje totale të vendit, përfshirë edhe shkollat, restorantet dhe lokalet tjera të gastronomisë por ky propozim nuk ka marrë miratimin e të pranishmëve në takim. Pas mbledhjes së zhvilluar, kryetari i komunës së Rahovecit, Ismail Latifi ka thënë kryetarët kanë ngritur shqetësimet e tyre dhe kemi thënë se nuk rekomandojmë mbyllje totale. “Kam kërkuar që të respektohen masat aktuale me rigorozitet, të rritet nr i aktiviteteve inspektuese, të rritet përkushtimi i policisë, të rritet edhe përkrahja me barna esenciale sepse ka ngecje serioze me furnizim. Nuk është mirë të ketë kufizime sepse është koha e të mbjellave, edhe gastronomia është e lidhur me bujqësinë”. Masat e propozuara deri më tani janë mbyllja e lokaleve të gastronomisë, qendrave tregtare, palestrave dhe shkollat, ndërkaq është bërë e ditur se kjo mbyllje do të mbëhet nga data 6 deri më 18 prill.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …