Brickos

Kusari-Lila: Reciprociteti do të është me efikas se taksa 100%, sepse ballafaqon shtetin serb me masat e njëjta

Kusari: Jemi në bisedime me disa deputetë që kanë vullnet me marrë pjesë në seancë

Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila ka mohuar se janë duke u zhvilluar bisedime me deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Halitin për pjesëmarrjen e tij në seancën e sotme të Kuvendit për zgjedhjen e presidentit. Ajo ka shtuar më tutje se janë duke zhvilluar bisedime me disa deputetë të cilët sipas saj kanë pasur një vullnet më të mirë që të marrin pjesë në votimin e presidentes dhe gjithashtu pret që edhe dy deputetët nga pakicat sot të marrin pjesë në seancë. “Ajo që mund të konfirmoj është që jemi në bisedime më disa deputetë të cilët kanë pasur më shumë vullnet për të marrë pjesë në seancë dhe për të votuar për të cilët nuk mund të jap emra se kush janë ata deputetë, por unë pres që edhe dy deputetët e pakicave që nuk kanë qenë dje në sallë të vijnë, pasi që njëri nga ta veçse na e ka konfirmuar votën dhe nuk ka ardhur, pres që një gjë të tillë ta bëjnë sot në ora 17:00”, ka theksuar në mes tjerash depueteja Mimoza Kusari Lila.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …