leoni

Ministrja, Dhurata Hoxha takoi zyrtarët e MCC nga Uashingtoni

Ministrja, Dhurata Hoxha takoi zyrtarët e MCC nga Uashingtoni

Ministrja e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, Dhurata Hoxha, është takuar me udhëheqësit ndërkombëtarë të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit nga Uashingtoni, me të cilët bisedoi për sundimin e ligjit, për nevojat që ka ky sektor, duke kërkuar fonde shtesë nga planifikimet, në veçanti për segmentet që ndikojnë në ekonominë e vendit Në takimin me Ministren Hoxha, morën pjesë Drejtorja e Departamentit për Harmonizim të Operacioneve Financiare, Investimeve dhe Tregtisë, Angana R. Shah, Zyrtarja e Departamentit për Harmonizim të Operacioneve në Evropë, Azi, Paqësor dhe Amerikën Latine, zyrtarë të tjerë dhe Alban Zogaj, nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit, në Kosovë. Në këtë takim, u diskutua për fushat e mundshme të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe MCC-së, dhe për mbështetje në sektorin e drejtësisë dhe atë të sundimit të ligjit.

Ministrja Hoxha, i njoftoi pjesëmarrësit e takimit për sfidat në sistemin gjyqësor, sundimin e ligjit, si dhe për nevojat që ka ky sektor, duke kërkuar fonde shtesë nga planifikimet, në veçanti për segmentet që ndikojnë në ekonominë e vendit. Udhëheqësit e MCC-së, falënderuan Ministren Hoxha për angazhimin e saj dhe u zotuan se do të mbeten të përkushtuar për të thelluar bashkëpunimin me Ministrinë e Drejtësisë dhe për të adresuar problemet në fushën e sundimit të ligjit, me qëllim të fuqizimit të këtij sektori edhe në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit. Ky ishte takimi i dytë që Ministrja Hoxha ka zhvilluar me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu, kritikon ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për pjesëmarrje në fushatën zgjedhore në Maqedoninë e Veriut

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka kritikuar ministren e  Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për pjesëmarrjen e …