Ministrja, Donika Gërvalla është takuar me Ministrin e Jashtëm të Arabisë, Princi Faisal bin Farhan Al-Saud

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla po qëndron për vizitë zyrtare në Arabinë Saudite ku është pritur në takim nga ministri i Jashtëm, princi, Faisal bin Farhan Al-Saud. Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla ka shprehur mirënjohjen e Qeverisë së Kosovës për mbështetjen që Arabia Saudite i ka ofruar Kosovës në periudha të ndryshme dhe përkrahjen për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Ajo e ka njoftuar Princin Faisal bin Farhan Al-Saud me prioritetet e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës, e posaçërisht të politikës se jashtme, e cila në fokus qendror ka forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Në këtë pikë, Gërvalla ka kërkuar mbështetjen e Arabisë Saudite” thuhet në kumtesën e MPJD-së.

Kontrolloni gjithashtu

Në 111-vjetorin e Pavarësisë, sot në Tiranë parakaloi, “Parada e Shqiptarëve”, e emërtuar , “Rrënjët Kuq e Zi”

Sot më 28 nëntor, Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon dhe Bashkia Tiranë, në bashkëpunim …