Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kritikuar “qeveritë e kaluara”, për dështim të sistemit të drejtësisë në vend

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kritikuar “qeveritë e kaluara”, për dështim të sistemit të drejtësisë në vend

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kritikuar qeveritë e kaluara për dështim të sistemit të drejtësisë në vend, sikur është rasti edhe për vrasjen e  një 18-vjeçareje në Ferizaj, në kohën kur ajo vetë është ministre e Drejtësisë. Por të gjitha fajet sipas saj i takojnë ish qeverive, të cilat nuk kanë funksionuar dhe për këtë ajo mendon se  shqetësimi më i madh i qytetarëve qenka mosfunksionimi i sistemit të drejtësisë, të cilën nuk po arrin ta reformojë sipas shijes e dijes së saj. Vrasjet, krimet e trafiqet janë dukuri të përgjithshme e të përditshme  të sistemeve kapitaliste liberale kudo në botë dhe Kosova nuk bën ndonjë përjashtim, pavarësisht si e komenton këtë rast ministrja  e drejtësisë. Por çdo ditë kudo në botë, ashtu edhe në Kosovë e më shumë në Shqipëri  ndodhin madje edhe nga disa krime në ditë,  jo vetëm kundër grave por edhe kundër fëmijëve, burrave e pleqve.

Fajësimi i qeverive të kaluara nga qeveritarët aktualë  do të thotë paaftësi dhe mungesë dijeje  për t iu rrekur problemeve dhe për t u ballafaquar me to. Nuk janë pak  shtatë  muaj qeverisje,  për të vajtuar për ditë vitet e kaluara. Edhe sot, për dështimet e rënda të klasës politike, në Shqipëri, si nga të djathtët ashtu edhe nga të majtës, fajësohet regjimi i Enver Hoxhës, duke e etiketuar si regjim diktatorial, edhe pse regjimi i atëhershëm nuk e kishte fshehur faktin se në vend qeverisë, Diktatura e Proletariatit. Krejt  çka sjellin si arsyetim, njerëzit e paaftë dhe të padijshëm,  kur ndodh ta marrin pushtetin, është fajësimi i së kaluarës dhe kjo vetvetiu tregon apati, mungesë vizioni, mungesë gatishmërie për t’u ballafaquar me problemet e rënda, që janë pasojë e  pamundësisë për të vënë në jetë premtimet megalomane gjatë fushatave zgjedhore. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Aleanca për Shqiptarët, nën udhëheqjen e Ziadin Selës, bashkohet me Frontin Evropian në përputhje me ofertën e BDI-së

Aleanca për Shqiptarët, nën udhëheqjen e Ziadin Selës, shpalli bashkë vendosjen për t’u bërë pjesë …