Ministrja Hoxha raporton në Komisionin për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ndihet shumë e dëshpëruar për mos liberalizimin e vizave

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, i ka quajtur joracionale dilemat e disa vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.  Ajo, madje konsideron se  dilemat e tilla po e cenuakan  rëndë edhe kredibilitetin e BE-së.  Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ministrja  shprehet se është mjaft e çuditshme që Kosova po përballet me dilema dhe pasiguri sa i përket liberalizimit të vizave, edhe pse i ka plotësuar të gjitha kriteret.  Megjithatë, ajo shpreson se BE-ja  një ditë  do t’i përmbahet premtimit për vizat, edhe pse ne do të dëshironim që vendimmarrja për vizat të bëhet në fillim të dhjetorit, ka thënë ministrja Hoxha. Koha tashmë e ka humbur kuptimin, por meqë pritet që liberalizimi të jetë dhuratë, ajo mund të presë edhe për shumë vite, krejt derisa të vendoset statusi final i Kosovës pas bisedimeve aktuale me Serbinë. BE-ja di diçka më shumë se ministrja Hoxha andaj edhe nuk ngutet. Por, shtrohet pyetja çka na duhet kjo Ministri e integrimeve, kur qe afër 20 vjet i ka kushtuar qindra milionë buxhetit të Kosovës dhe viza nuk ka, sepse BE-ja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, për shkak se atë e pengojnë pesë shtete të saj, për shkaqe që dihen botërisht por nuk i dinë, apo nuk duan të besojnë qeveritarët tanë.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …