Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj Stublla ka zhvilluar mbrëmë një takim bileateral me Robert Greenway, Zëvendës-Asistent i Presidentit dhe Drejtor i Lartë për Çështje të Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë së SHBA-ve. Siç njofton kumtesa, shefja e diplomacisë ka thënë se me Greenway ndër të tjera, kanë biseduar për marrëveshjen e arritur në SHBA dhe impementimin e saj. Ministrja Haradinaj ka thënë se me theks të veçantë kanë diskutuar për formalizimin e njohjes nga Izraeli si dhe rreshtimin e Kosovës në luftën kundër terrorizmit. Shefja e diplomacisë i ka bërë të ditur z. Greenway se Kosova është e përkushtuar që ta përmbush marrëveshjen e arritur në Washington.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti: Pres një verdikt të drejtë, lufta e UÇK-së ishte luftë për çlirimin e vendit
Lideri politik i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka thënë se edhe ai, …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
