Ministrja Haxhiu: Qytetarët kanë të drejtë të zemërohen rreth asaj që po ndodhë me dekretin e kryetarit Thaçi

Ministrja Haxhiu: Qytetarët kanë të drejtë të zemërohen rreth asaj që po ndodhë me dekretin e kryetarit Thaçi

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se qytetarët kanë të drejtë të zemërohen rreth asaj që po ndodhë me dekretin e kryetarit Thaçi, përfshirë këtu edhe Gjykatën Kushtetuese. Ajo përmes një postimi, ka lënë të kuptohet se vendimi i Gjykatës është marrë dhe se ai është bërë publik para se ta bëjë këtë vetë institucioni. Haxhiu nuk ka thënë se cili është vendimi i GJK-së. Ndryshe Kushtetuesja deri më 29 maj pritet të marrë një vendim për dekretin e Thaçit përmes të cilit ka mandatuar Avdullah Hotin e LDK-së për kryeministër. Vetëvendosja ka thënë se vetëm asaj si parti fituese e zgjedhjeve të fundit i takon formimi i qeverisë. Qeveria Kurti u rrëzua më 25 mars me mocion mosbesimi, i iniciuar nga LDK-ja, që ishte edhe partnere në këtë përbërje të ekzekutivit.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …