Ministrja Hoxha gjatë vizitës në Paris është pritur nga Salvatore Serravalle, Sekretare për Çështjet Evropiane

Ministrja Hoxha gjatë vizitës në Paris është pritur nga Salvatore Serravalle, Sekretare për Çështjet Evropiane

Ministrja e Integrimit, Dhurata Hoxha gjatë vizitës në Paris takoi Salvatore Serravalle, Sekretare për Çështjet Evropiane, me të cilin temë kryesore e diskutimit ishte agjenda evropiane e Kosovës, reformat që po ndërmerren nga institucionet tona dhe liberalizimi i vizave. Hoxha kërkoi mbështetjen e Francës për Kosovën duke theksuar se Franca ka qenë gjithnjë përkrah Kosovës në procese të rëndësishme vendimmarrëse. Ministrja Hoxha siguroi zyrtarët francez se Kosova do të vazhdojë implementimin e MSA-së dhe vuri në dukje se Republika e Kosovës, disponon konsensus për rrugën integruese brenda vlerave të Bashkimit Evropian.

Serravalle shprehu mbështetjen e Francës për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe mbështetjen e Kosovës për reformat dhe proceset që duhet kaluar deri në integrimin e vendit. Gjatë vizitës në Paris, ministrja takoi edhe Catherine Lalumière, ish-sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Evropës, 1989-1994, ish-Ministre në qeveritë e kaluara të Francës, si dhe anëtare e Parlamentit Evropian nga 1994, e rizgjedhur më 1999, tash nënkryetare e Lëvizjes Ndërkombëtare Evropiane ku kryeson Grupin Punues për Zgjerimin e BE-së. Lalumiere përgëzoi Ministren Hoxha për progresin e arritur në Kosovë dhe ofroi mbështetjen e saj për Kosovën dhe vendimmarrësit. Ajo ka siguruar Ministren për gatishmërinë që të ofrojë përvojën e saj politike për të avancuar me procesin e integrimit.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …