Ministrja Hoxha: Kosova, përpos BE-së, nuk ka alternativë tjetër

Ministrja Hoxha: Kosova, përpos BE-së, nuk ka alternativë tjetër

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka bërë me dije se integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian është e vetmja alternativë. Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ministrja Hoxha ka theksuar se Kosova e meriton të jetë pjesë e BE-së. Ajo ka bërë thirrje që në proceset integruese të Kosovës të vazhdojë konsensusi aktual pozitë-opozitë. Hoxha ka pranuar se ka vonesa në zbatimin e MSA-së por kjo, sipas saj, ka ndodhur për shkak të zhvillimeve politike që kanë ndodhur kohët e fundit në Kosovë. Miratimin e marrëveshjes së IPA-s 2016 në Kuvend ministrja Hoxha e vlerësuar arritje të madhe për Kosovën. Hoxha ka theksuar se marrëveshja IPA 2016 do të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe në mirëqenien e qytetarëve.

 

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari mori pjesë në takimin virtual të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

 Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, mori pjesë në takimin virtual, …