Minxhozi

Minxhozi: Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim të vizave

Ambasadori i Shqipërisë në vendin tonë, Qemal Minxhozi ka vlerësuar se  Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim të vizave dhe nuk ka arsye që ajo të vazhdon të mbetet e izoluar. Gjatë intervistës për “Kosovapres” ai ka thënë në qoftë se e bëjmë të njëjtin metër për arritjet që ka pasur Kosova në fushën e liberalizimit të lëvizjes së qytetarëve me vendet tjera, Kosova është në ata parametra. Dhe, unë mendoj që ky është një proces që Kosova në radhë të parë ka arritur t’i përgjigjet me korrektësi, t’i përgjigjet me profesionalizëm të gjitha detyrave që ka thënë BE. Ndërsa duke folur për ndikimet që ka pasur pandemia në Kosovë dhe Shqipëri, ai ka thënë ky vit ka qenë i vështirë për vet ekonomitë të Kosovës dhe Shqipërisë. Krahasuar me vitin 2019 Shqipëria dhe Kosova kanë shkëmbyer 307 milionë euro mallra ndërsa këtë vit kjo shifër ka rënë ku është diku 250-260 milionë euro, do më thënë është një rënie të ndjeshme, ka theksuar ambasadori i Shqipërisë në vendin tonë, Qemal Minxhozi.

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi

Ariana Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët e kanë humbur besimin në zotimet e kësaj qeverie, ata po kërkojnë hapa konkretë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, pas qëndrimeve të hapura …