Kryetari Thaçi i shpall zgjedhjet për kryetar në komunën e Besianës dhe për atë në Mitrovicën Veriore mbahen me 29 nëntor 2020

KQZ-ja të marr shembuj nga vendet që kanë mbajt zgjedhje në pandemi, porositin njohësit e zgjedhjeve

Duke folur për zgjedhjet që pritet të mbahen gjatë kohës së pandemisë, njohësit e tyre kanë thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të marr shembuj dhe praktika nga vendet me demokraci të avancuar që kanë zhvilluar zgjedhje gjatë pandemisë. Ekspertët e zgjedhjeve kanë thënë se një ndër masat që është mirë të merret ditën e zgjedhjeve është shtimi i numrit të qendrave dhe vendvotimeve dhe zgjatet periudha e votimit nga një ditë sikur ka qenë deri më tani në dy-tri ditë. Këto masa do të ndikonin në mos grumbullimin e votuesve dhe shmangien e kontakteve në mes votuesve që mund të jenë të infektuar dhe të tjerëve që nuk janë. Vendi ynë shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila votën e deputeti Etem Arifi i dënuar më burg për Qeverinë Hoti e ka cilësuar si jo ligjore.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …