Miodrag Vllahoviq, pyet ambasadorin Hill, pse po e mbështet aq shumë kryetarin e Serbisë, Vuçiq në deklaratat e tij të pamatura

Kryetari i Komitetit të Helsinikit për të Drejtat e Njeriut, ish ministër i Punëve të Jashtme dhe ambasadori i parë i Malit të Zi në Uashington, Miodrag Vllahoviq, i ka dërguar një letër të hapur ambasadorit amerikan në Serbi, Kristofer Hill, me rastin e qëndrimeve dhe opinioneve të tij, të shprehur në një intervistë për “Zërin e Amerikës”. Ai ka shkruar se intervista Juaj e fundit për “Zërin e Amerikës” është e mbushur me teza të gabuara, interpretime të pasakta dhe jo korrekte. Të cilat edhe njëherë vërtetojnë politikën tuaj të lëshimeve dhe ledhatimeve ndaj Aleksandr Vuçiqit, respektivisht ndaj politikës zyrtare të Serbisë dhe seriozisht vënë në pikëpyetje motivet dhe qëllimet që qëndrojnë pas një pozicionimi të tillë dhe paraqitjes tuaj publike. Jo gatishmëria juaj që në çfarëdo mënyre të kritikoni publikisht politikën që personifikon Vuçiqi, po fiton trajta karikaturiale. Është fascinuse, sesi edhe pas kërcënimeve dhe fyerjeve të fundit brutale, që njëra pas tjetrës i janë drejtuar Malit të Zi dhe Maqedonisë Veriore nga Vuçiqi, pastaj nga ministri i mbrojtjes Vuçeviq dhe në fund nga ministri i punëve të jashtme Daçiq, ju nuk dalloni asgjë kontestuese!! Për Ju “nuk ka tentim për destabilizim”? Cilat janë arsyet e një qëndrimi të tillë, i cili sinqerisht po çudit dhe brengos të gjithë miqtë amerikanë në Malin e Zi, por edhe në të gjitha shtetet tjera të rajonit?!, ka pyetur mes tjerash, Miodrag Vllahoviq.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Komunitetet janë pasuri për Kosovën, i dimë sfidat që ekzistojnë për bashkëqytetarët tonë romë, ashkali dhe egjiptianë

Kryeministri i Kosovës dhe kryetar i Vetëvendosjes, Albin Kurti, sfidon dhe përçmon opozitën për zgjedhjet e ardhshme

Kryeministri i Kosovës dhe kryetar i Vetëvendosjes, Albin Kurti, sfidon opozitën për zgjedhjet e ardhshme. …