Kadri Veseli

Miratohet kërkesa e avokatit të Kadri Veselit për të shtuar një dokument në listën e provave

Në seancën e sotme të gjykimit, në Hagë, kundër katër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, trupi gjykues ka miratuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit për të një dokument në listën e provave. Kjo kërkesë sipas kryetarit të trupit gjykues, gjykatësit Charles Smith III ishte  kundërshtuar nga ana e Zyrës së Prokurorit të Gjykatës Speciale. Në këtë rast bëhet shumë e vështirë për gjithë palët, jo vetëm për palët po edhe për ne për tu përgatitur si duhet, kundërshtimi i ZPS-së është i kuptueshëm megjithatë, trupi gjykues do ta lejoj shtesën e provës materiale”, ka thënë avokati i Kadri Veselit.  Gjykatësi Smith ka thënë se para se të vazhdohet me pyetjet nga mbrojtja për dëshmitarin e katërt me kodin 4748, do të diskutohet edhe një çështje tjetër e cila duhet të trajtohet në seancë private. Seanca ka  vazhduar në sesion privat.

Kontrolloni gjithashtu

“Zarfin” me të cilin është emëruar kryetare e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka parë tërë Kosova, por jo Vlora Çitaku

Presidenti i ri i Kosovës në udhëkryq politik – debat për unitetin, mandatin e Osmanit dhe konsensusin e munguar

Kosovës po i afrohet afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri, debati politik është …