Sulmi terrorist ne Zelande te Re

Mirnesh Kovaç: Dorëshkrimi terrorist nga Bihaçi përmes Petrova Sellës, në Zelandën e Re

Ajo që ka shkaktuar dhe  shkakton gjakderdhje të mëdha  në Ballkan është frymëzim për terroristin  Brenton Tarrant, ishte një frymëzim i bazuar në karakteret dhe simbolet që lexuam shumë mirë dhe që janë shumë të njohura për ne

 Nga Krajina filluan të lëshohen ujqit, ujqit,

Ata i vrasin ustashët  dhe turqit, turqit…

Me vargjet e kësaj kënge, australiani,  Brenton Tarrant filloi në një masakër të  përgjakshme mbi besimtarët në xhaminë,  Al Nur në Zelandën e Re. Sipas informatave të fundit, Tarrant nuk ishte i vetëm – ishin edhe disa të tjetër duke kryer krime  në një xhami  aty pranë në qytetin e Zelandës së Re, Christchurch, ku terroristët vranë të paktën 49 persona. Ne do të gjejmë detajet e organizimit të këtij sulmi më të keq terrorist në këtë vend të Paqësorit, në ditët e ardhshme. Do të zbulojmë dhe numrin përfundimtar të viktimave, pasi mediet raportuan se njëzet të plagosur të tjerë  janë në gjendje kritike.

Meloditë e ‘folklorit serb’ nga Vishegrad në Zelandë

Por ajo që ne kemi mësuar në Ballkan dhe është  trishtuese, është pikërisht  ajo që ka frymëzuar Tarrant terroristin, me simbolet dhe personazhet shumë të njohura  për ne. Kush do të kishte menduar se folklori dhe meloditë serbe” nga Vishegrad, do të ishin një paralajmërim për të derdhur  një inat fashist, të politikanëve serbë në të dy anët e lumit Drina, i cili  kaq papritur shfaqet në makinën e  terroristit TARRANT, si një lloj inspirimi për njeriun, që  ” nuk ka frikë nga askush” për ta kryer plojën e tij   të përgjakshme?

Vetëm pak ditë më parë, gjatë mbledhjes së çetnikëve, në Vishegrad, për nder të përvjetorit të  arrestimit të liderit çetnik, Dragoslav – Drazha Mihailovic, të gjithë ne kemi dëgjuar melodinë e të njëjtit zhanër, ku thuhet  “Do të jetë përsëri ferr dhe tërë  gjak Drina, sepse ja, çetnikët  serbë po zbresin nga mali!” Politikanët serbë në të dy anët e lumit Drina të premten, dënuan këtë akt  të urryer terrorist, dhe nxituan për të mohuar mundësinë e ndonjë lidhje me terroristin  Tarrant, edhe pse këto lidhje janë  të shumta duke filluar nga muzika që ai po dëgjonte dhe afishimi me shkrim i  figurave historike serbe që i shënoi si frymëzim  në manifestin e tij, duke kryer këtë akt të përgjakshëm.

Natyrisht, një terrorist si vetë Tarrant vishet një ideologji krejtësisht të re, të rrezikshme dhe komplekse të njeriut të ekstremit të djathtë raciste, ekstremit  të bardhë, i cili ishte në  kohët e fundit duke  dëgjuar një  himn informal serb i fushatës “së heqjes së qebapit”, por jo edhe mos heqjes së kokave të  myslimanëve. Ky refuzim i ngathët serb i përgjegjësisë është i ngjashëm me reagimin e disa myslimanëve të cilët me mosbesim refuzuan ta pranojnë  “xhihadin global”, dhe të tregojnë  se Osama bin Laden apo Abu Bakr al Baghdadi nuk paskan asgjë të përbashkët  me Islamin. Megjithatë, myslimanët shumicë, kudo në botë e kanë  dënuar abuzimin e traditës së tyre, por duket se kjo nuk  do të jetë e mjaftueshme për ta larë “të ligën” që e kanë shkaktuar terroristë e tyre.

Ne mundëm ISIS-n, çetnikët janë në radhë

Çfarë do të bëjnë liderët serbë, që cilët  në mënyrë kërcënuese nuk heqin dorë nga traditat e tyre duke  kënduar me lahutë,  nuk heqin dorë nga fama që kanë arritur. A është e mundshme që shumica e serbëve të pranojnë atë që bëjnë  myslimanët, të cilët  refuzojnë ekstremizmin si të papranueshëm dhe që abuzojnë besimin dhe traditat e tyre. Serbët dhe Kisha Ortodokse Serbe lavdërojnë aktet çetnike, i nxisin ato si pjesë të besimit të tyre, të kulturës dhe traditave të tyre. Kjo është veçanërisht shqetësuese në Ballkan, sepse ata mohojnë përmasat  e gjenocidit,  që kanë kryer.

PS

Ndërsa bota pyet veten, se cili  ishte motivi i terroristëve që vranë besimtarët e  pafajshëm në një xhami në Christchurch, në  Zelandë të  Re, të premten në mbrëmje në Srebrenicë, është promovuar publikisht një libër që  mohon gjenocidin në Bosnje e për më tepër  e feston si fitore si një  “luftë të qytetërimeve”. Ky është libri i Dushan Pavlloviqit i cili   u prezantua, në Srebrenicë

Është e njëjta  ideologji, që të premten ishte promovuar,  si njëlloj  frymëzimi për aktin e  përgjakshëm terrorist në Zelandën e Re. Kjo porosi është përuruar  në Bosnje, është promovuar hapur, me praninë dhe mbështetjen e kryetarit të Srebrenicës dhe priftit të Kishës Ortodokse Serbe.

Ndërsa hapur po ndodh triumfi i gjenocidit, bota është e heshtur. I vetmi njeri që u ngrit kundër kësaj të keqe, të premten në mbrëmje dhe debatoi (së bashku me disa boshnjakë që morën pjesë në promovim) ishte Nedzad Avdiq, një boshnjak që mbijetoi me të shtënat gjatë gjenocidit, në Srebrenicë, në verë të vitit  1995. (Al-Xazira-RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Enver Petrovci, “gllumci jugosllav”, nën ombrellën e Vetëvendosjes sërish fyen UÇK-në dhe atdhetarët shqiptarë

Enver Petrovci, “gllumci jugosllav”, nën ombrellën e Vetëvendosjes sërish fyen UÇK-në dhe atdhetarët shqiptarë

Kanë kaluar tri vite, qyshkur mbetja serbe, jugo-aktori Enver Petrovci mori çmimin për “Vepër Jetësore”, …