Mirosllav Lajçak

Miroslav Lajçak: Diskutimet për zbatimin e Marrëveshjes Kosovë-Serbi do të vazhdojnë, në Bruksel

Emisari  i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se sot do të vazhdojnë diskutimet në Bruksel me kryenegociatorët e të dy vendeve për të zhbllokuar zbatimin e Marrëveshjes së normalizimit. Lajçak shprehu shqetësimin për mungesën e përparimit deri më tani. “Fatkeqësisht, nuk kemi parë ndonjë përparim në zbatimin e Marrëveshjes në rrugën për normalizim. Diskutimet ishin sfiduese si kurrë më parë. Megjithatë, puna jonë vazhdon, kur kryenegociatorët do të përpunojnë hapat konkretë për zhbllokimin e zbatimit të Marrëveshjes. Këto diskutime vijnë pas disa raundeve të mëparshme që nuk arritën të prodhojnë rezultate konkrete për zbatimin e Marrëveshjes.

Kontrolloni gjithashtu

Rashit Qalaj

Rashit Qalaj akuzon Albin Kurtin për bllokimin e institucioneve

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Rashit Qalaj, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se …