Miroslav Lajçak e fillon punën për të kontaktuar “partnerët” siç i quan ai për të rifilluar dialogu Kosovë - Serbi

Miroslav Lajçak: Nuk është i papritur dështimi i takimit mes Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiqit

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se nuk është i papritur  dështimi i takimit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Sipas, tij pas vlerësimit të situatës është vendosur që të organizohet më vonë një takim, po që të jetë, siç e ka quajtur ai, i mirë. Lajçak ka dhënë një intervistë për RTK, ku ka folur për dialogun Kosovë-Serbi.     Ai ka thënë se plani ishte që do të kishte një takim të nivelit të lartë ende para pushimeve verore, por kjo nuk ndodhi. Më e rëndësishmja është se të dy liderët, kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq të cilët janë pajtuar për takimin kanë rënë dakord që të takohen rregullisht. Ata janë dakorduar që dialogun ta qojnë në atë nivel dhe në të njëjtën kohë ne duhet të sigurohemi që takimi i tretë zyrtar në Bruksel të jetë pozitiv dhe të japë rezultate konkrete”, ka thënë Lajçak.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …