Miroslav Lajçak: Përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës është i panevojshëm dhe i palogjikshëm

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka deklaruar se përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës është i panevojshëm dhe i palogjikshëm. Duke folur për Dojçe Vele, ai  ka thënë se dialogu është rruga e vetme për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Është e qartë se kjo mund të zgjidhet vetëm politikisht dhe kjo do të thotë përmes dialogut ekzistues. I pyetur se cila ishte në fakt arsyeja e këtij përshkallëzimi të situatës, Lajçak tha arsyeja është mosbesimi i thellë mes dy komuniteteve, shumicës shqiptare dhe pakicës serbe. Së dyti, serbët u tërhoqën nga institucionet e Kosovës. Zgjedhjet u mbajtën në katër komuna dhe pjesëmarrja ishte shumë e ulët. Këta kryetarë bashkie të sapozgjedhur i kanë përmbushur kriteret ligjore, por kur flasim për legjitimitet apo përfaqësim, atëherë sigurisht që ka një pikëpyetje të madhe. Më pas, të premten e kaluar, kur Qeveria e Kosovës vendosi t’i futë ata kryetarë komunash në ndërtesat komunale në zonat e banuara me serb, serbët tentuan ta bllokojnë atë. Dhe kjo është situata që kemi deri më sot”, tha Lajçak.

 

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …