leoni

Misioni përcjellës për zgjedhje nga BE vizitojnë PDK-në, flasin për reformën zgjedhore dhe zgjedhjet në veri

Misioni përcjellës për zgjedhje nga BE vizitojnë PDK-në, flasin për reformën zgjedhore dhe zgjedhjet në veri

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, bashkë me deputetet Eliza Hoxha, Blerta Deliu-Kodra si dhe Sekretarin për Organizim dhe Zgjedhje, Betim Gjoshi, kanë pritur në takim delegacionin e misionit përcjellës të zgjedhjeve të BE-së në Kosovë, në krye me eurodeputetin, Lukas Mandl. Pas vendimit të djeshëm të ambasadorëve të BE-së për fillimit e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, nënkryetarja Çitaku e falënderoi eurodeputetin Mandl për angazhimin dhe përkushtimin e tij konsistent në avancimin e kësaj agjende. Në këtë takim u diskutua edhe për gjendjen aktuale politike në vend, në veçanti për procesin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në veri, të cilat do të mbahen më 25 dhjetor si dhe për reformën zgjedhore në vend. Nënkryetarja Çitaku tha se PDK-ja me shpalljen e këtyre zgjedhjeve, ka qenë e para që e ka dëshmuar gatishmërinë për të qenë pjesë e këtij procesi me kandidatë për katër komunat në veri. PDK pret një proces zgjedhor të qetë ku zyrtarëve të angazhuar nga KQZ dhe qytetarëve me të drejtë vote, nuk do t’iu cenohet siguria. PDK si lidere e opozitës në Kosovë është prijatare dhe nxitëse e reformave të nevojshme në legjislacionin për zgjedhjet në Kosovë, gjithmonë duke marrë parasysh rekomandimet e dala nga misioni vëzhgues i Bashkimit Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq i tha Ramiz Qeriqit se është i dyshuar për krime lufte dhe dëshmitar i pabesueshëm

Në Gjykatën Speciale,  në Hagë,  po merret në pyetje, dëshmitari i Prokurorisë, Ramiz Qeriqi. Gjatë …