Specializantët me vetfinancim protestojnë sot për të kërkuar përfshirjen e tyre në paga të rregullta

Mjeket specialistë të papunë protestojnë para Kuvendit të Kosovës

Një grup i specialistëve të papunë kanë protestuar sot për mbylljen e konkursit i cili ishte i hapur me 21 mars të këtij viti që kishte për qëllim të punësojë rreth 220 specialistë. Arben Ahmeti, përfaqësues i specialistëve të papunë ndjehet i pakënaqur me anulimin e këtij konkursi dhe ata vendosën të protestojnë në realizimin e kërkesës për punësim në institucionet e Kosovës. “I bëjmë apel Ministrisë së Shëndetësisë, Inspektoratit të Punës dhe Shërbimit Spitalor klinik Universitar të Kosovës që t’i lënë anash mosmarrëveshjet e tyre dhe inatet e tyre politike ta çojnë këtë punë përpara të mos e anulojnë konkursin por të na mundësojnë realizimin e kërkesës tonë të vetme, punësimin tonë në institucionet publike të Kosovës”, tha Ahmeti. Ndëkaq Luljeta Durmishi, kardiologe e cila është që 3 vjet e papunë ndjehet e diskriminuar pasi që nuk ka mundësi të ushtrojë profesionin e saj dhe është kundër anulimit të konkursit. “Gjashtë muajt e fundit Ministria e Shëndetësisë e bëri një kompromis me Kuvendin gjegjësisht u nda buxheti për ne dhe ne filluam me subvencione të punojmë në vendet përkatëse . Pas 6 muajve Ministria shpalli prapë konkurs, mirëpo në atë konkurs nuk janë inkuadruar të gjithë specialistët. Do të thotë ka kolegë që nuk u është shpallur vendi i punës fare”, tha Durmishi.

Kontrolloni gjithashtu

Haga heq kufizimet për disa vizitorë të Hashim Thaçit, ndalesa vazhdon për katër të tjerë

Gjyqtari Christopher Gosnell ka marrë më 21 shtator vendim për ndryshimin e kufizimeve lidhur me …