Mjeku, Besim Ymaj, do të jetë pjesë e ekspertizës në obduksionin e kufomës së Astrit Deharit

Mjekët: Besim Ymaj dhe Besim Latifaj do të jenë pjesë e ekspertizës në obduksionin e kufomës së Astrit Deharit

Me kërkesë të familjes Dehari, mjeku, Besim Ymaj nga Shqipëria ka pranuar të jetë  i pranishëm si ekspert  në obduksionin e kufomës së të riut 26-vjeçar, Astrit Dehari i cili në rrethana ende të pasqaruara, dy të ditë më parë  vdiq në burgun e Prizrenit. Lajmin për mediet e ka konfirmuar avokati Tomë Gashi, i cili e përfaqëson ligjërisht familjen Dehari. Mësohet se familja Dehari është në pritje edhe të një eksperti. Ndërkohë është bërë e ditur se eksperti tjetër i autorizuar nga familja është, Besim Latifaj nga Anglia.

Kontrolloni gjithashtu

Vendet e QUINT-it apelojnë liderët politikë të Kosovës që të dsiskutojnë pa fyerje dhe kërcënime

BE-ja dhe QUINT-i shtojnë kritikat ndaj Qeverisë, kërkohet ndalimi i presionit mbi KGJK-në

Marrëdhëniet ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe partnerëve perëndimorë kanë hyrë në një fazë të re …