Mobilizohen zyrtarët për përmirësim të gjendjes në menaxhim të mbeturinave

Mobilizohen zyrtarët për përmirësim të gjendjes në menaxhim të mbeturinave

Mbi 50 zyrtarë të komunave, përfaqësues ndërmarrjeve rajonale të mbeturinave si dhe përfaqësues të dy ministrive përkatëse kanë marrë pjesë në një aktivitet  tre ditor, në kuadër të skemës “Gara për Mjedis të Pastër”. Qëllimi i këtij aktiviteto ka qenë diskutimi për së afërmi për kriteret e qasjës dhe indikatorët e përformancës së grantit dhe arritja e një koncesusi se si këto kritere do të mund të përmbushen nga komunat pjesëmarrëse. Gjatë punëtorisë poashtu është diskutuar për mënyrat se si komunat do të mund të rrisin mbulimin e territorit të tyre me shërbim të mbeturinave, rrisin inkasimin dhe eliminimin e deponive ilegale. Në punëtori u konstatua se të gjitha këto veprime shkojnë në favor të përmbushjes së kërkesave për “Garën për Mjedis të Pastër” në mënyrë që komunat të përfitojnë financiarisht. Pjesëmarrës në këtë punëtori kanë qenë përfaqësues nga; Komuna e Prishitinës, Drenasit, Fushë Kosovës, Lipjanit, Obiliqit, Podujevës, Mitrovicës, Skënderajit, Vushtrrisë, Gjakovës, Pejës, Istogut, Klinës, Ferizajit, Shtimes, Graçanicës, dhe Kacanikut.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …