Marko Gjuriq

Qeveria për të satën herë ia ka ndaluar Marko Gjuriqit të hyjë në Kosovë, por ai megjithatë po hyn

Qeveria e Kosovës edhe kësaj  radhe ka marrë një vendim për t ia ndaluar zyrtarit serb,  Marko Gjuriqit të hyjë në vendin tonë. Brenda dy javësh, Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq do të përballet me ndalesën e Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar të hyjë në territorin kosovar. Vendimin për ndalimin e vizitës së Gjuriqit në Kosovë e ka marrë Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj, i cili  e ka marrë këtë vendim në konsultim me Kryeministrin Isa Mustafa dhe institucionet e sigurisë së Kosovës. Ndërkohë, zyrtarëve të tjerë serbë, të cilët kanë planifikuar të vizitojnë Veriun e Kosovës, të hënën, u është lejuar vizita. Vizita e Gjuriqit e bërë në Graçanicë, më 22 shtator të këtij viti, ishte ndërprerë nga Policia e Kosovës, e cila kishte dëbuar zyrtarin serb nga Kosova me arsyetimin se kishte shkelur marrëveshjen për të mos përçuar mesazhe politike.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …