Ramush Haradinaj

Haradinaj: Deklarata e Isa Mustafës për ta riproceduar demarkacionin është fantazi e tij, meqë nuk i ka votat

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nuk do t’iu ikë takimeve për demarkacionin me Malin e Zi, mirëpo ka sqaruar  se deklarata  Mustafës për ta riproceduar këtë version është fantazi e tij, pasi nuk ka vota për të. Në një takim me qytetarët e Kosovës ai ka thënë se janë para dy sfidave të mëdha që mund të shkaktojnë çrregullime të përhershme: demarkacioni me Malin e Zi dhe marrëveshja për Asociacionin e komunave serbe. Për Asociacionin, Qeveria ka dalë jashtë Kushtetutës. “Me Asociacionin do të shkonim në një eksperiment ku do t’i krijonim dy Kosova. Është fat i madh që rezistenca, puna që ka bërë opozita, qytetarët, mediat, shoqëria civile dhe njerëzit e partive në pushtet, e kanë ndal dhe nuk ka nevojë të vazhdohet me të, Duhet të japër   përgjegjësi nëse dikush e gjen një hartë që thotë se kufiri me Malin e Zi ka qenë në Kuqishtë.  “E vetmja herë që dikush njoftoi se kufirin me Malin e Zi e kemi në Kuqishtë, është komisioni ynë shtetëror, me Murat Mehën. Të gjithë dokumentet vërtetojnë se kufiri është në Çakorrë dhe Kullë. Me këtë logjikë siç ka vepruar Komisioni, kur e ndajmë kufirin me Serbinë, kryetari i Zubim Potokut mund të thotë që nuk kemi kadastër për liqenin e Ujmanit. Imagjinoni në çfarë kurthi ka hyrë Kosova”, u shpreh kreu i AAK-së.

Ai shtoi se energjia e Qeverisë nga këto dy tema do të duhej të fokusohet për votimin për Ushtrinë, Trepçën, luftimin e korrupsionit, ligjshmërinë për veriun dhe dialogun me reciprocitet me Serbinë. Duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve se me pengimin e demarkacionit është ndal liberalizimi i vizave, Haradinaj tha se janë dy çështje që ndikojnë në liberalizimin e vizave siç: disponimi tek qeveritë në BE dhe vlerësimi për shkallën e lartë të korrupsionit dhe krimit në Kosovë. Ndërkaq, i pyetur se a do ta bënte një koalicion me PDK-në, ai tha se nëse shpallen shpejt zgjedhjet nuk e di si do të dalin rezultatet. Por, shtoi se zgjedhjet do të ndryshojnë shumë skenën politike dhe se qytetarët janë lodhur nga qeverisja shumëvjeçare e PDK-së. Duke folur për LDK-në, Haradinaj u shpreh se rogovizmi është prishur nga një person – brenda një nate.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …