Visar Ymeri

Visar Ymeri: Po rrezikohet Trepça, duke lënë resurset tona dhe kapacitetet industriale në mëshirën e AKP-së

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, në një konferencë për gazetarë kritikoi Qeverinë për mungesë të planifikimit strategjik në zhvillimin ekonomik. Si rrjedhojë, Ymeri tha se po rrezikohet Trepça, duke lënë resurset tona dhe kapacitetet industriale në stihinë e tregut. Ymeri tha se mungesa e guximit drejtues nga ana e ekzekutivit është shkak që Trepça vazhdon të mbetet peng, ndërsa në njërën anë mbeti pa investime e rritje të kapacitet prodhues, e në tjetrën është nën kërcënimin për tjetërsim e ndarje nga Serbia por dhe likuidim e zhbërje nga AKP-ja.  “Trepçën e cila me kapacitetin e saj mund të jetë motor i zhvillimit industrial e ekonomik të vendit, dhe garantues i bashkimit e integrimit, sot është shndërruar në të kundërtën e saj. Më 2 nëntor të këtij viti saktësisht një muaj nga sot skadon afati i zgjatur me ligj në janar të vitit 2015 kur duhet të fillon likuidimi i Trepçës. Përkundër premtimeve të qeverisë dhe zotimeve përballë minatorëve as strategjia e as ligji nuk janë sjellë në Kuvend gjatë më shumë se 1 viti e gjysmë”, u shpreh Ymeri.

Tutje, ai shtoi se Qeveria në janar të vitit 2015 premtonte se do ta sillte strategjinë dhe ligjin e veçantë për Trepçën në gjysmën e parë të vitit, kurse në gusht e sollën ‘Zajednicën’ dhe kufirin e ri me Malin e Zi. “Në fillim të vitit 2016 Komisioni për zhvillim ekonomik i Kuvendit kishte shpërndarë 5 raste studimi të ndërmarrjeve të ngjashme sikur studimi i mundësive se si duhet trajtuar Trepça. Të gjitha këto propozonin forma dhe shpejtësi të ndryshme të privatizimit. Ligji për Trepçën nuk është dorëzuar ende në Kuvend. Për më tepër qeveria nuk ka pasur guximin ta thotë asnjë fjalë të vetme për përmbajtjen e ligjit përkundër pyetjes së deputetëve”, shtoi Ymeri

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …