Jakup Krasniqi

Lufta çlirimtare kundër pushtuesit ishte aspiratë për çlirim jo luftë kundër Rugovës sikur përrallos Surroi

Ish kryekuvendari dhe zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës, Jakup Krasniqi, ka reaguar kundër akuzave të Veton Surroit, i cili ka thënë se UÇK-ja  ishte armatosur kundër Serbisë dhe kundër Rugovës e LDK-së. Në një postim të tij, Krasniqi thotë se Lufta Çlirimtare kishte vetëm një adresim: Ishte luftë kundër pushtuesit që disa herë ka ushtruar politika të gjenocidit mbi shqiptarët. Duke reaguar kundër paraqitjeve   të Surroit, të cilat janë në pajtim të plotë me pretendimet e Vuçiqit e të Daçiqit  lidhur me luftën e UÇK-së, Krasniqi ka nënvizuar se “Është e vërtetë e madhe se Ibrahim Rugova edhe atëherë edhe më vonë ka qenë kundërshtar politik i yni. Që atëherë edhe sot unë nuk jam pajtuar e as pajtohem kurrë më atë politikë të nënshtrimit ndaj Beogradit që e ka pasur aso kohë ai, por dua ta sqaroj se UÇK-ja nuk është formuar për ta luftuar politikën e Rugovës, ka shkruar Krasniqi, duke prezantuar pjesë nga mbrojtja që i  kishte bërë UÇK-së në Tribunalin e Hagës.

Çdo përpjekje për të dhënë cilindo shpjegim për Luftën Çlirimtare, duke u mbshtetur ne të bërat apo të pa bërat e cilitdo “komandant” të pas luftës, jo vetëm që është jo real, por është, më se paku jo miqësor. Lufta çlirimtare kundër pushtuesit ishte aspiratë e disa brezave dhe të lidhet ajo me cilindo individ, sidomos të pas luftës është fyerje për gjenerata të tëra atdhetarësh. Kushdo që përpiqet ta përvetsoi a mohoj luftën e brezave për liri e çlirim, është më shumë se mohim i se ardhmês se popullit tonë. Lufta Çlirimtare duhet të mbrohet nga mohuesit e saj te çdo ngjyre. E tashmja dhe e ardhmja duhet ndërtuar me dashuri e përkushtimin që kishin brezat për lifinë. Po me atë vendosmëri duhet që të punojmë në ndêrtimin e shtetit të se drejtës. Duke mohuar vlerat që krijuan brezar nuk ndërtohet e ardhmja. Lufta Çlirimtare kishte vetëm një adresim: Ishte luftë kundër pushtuesit që disa herë ka ushtruar politika gjenocidi mbi shqiptarët.

Fjala e ish zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi në Gjykatën e Hagës

 Të nderuar gjyqtarë, i nderuari kryetar,

Të gjitha këto që u lexuan (u thanë) këtu po përpiqet t’iu jepet një pasqyrë joreale e gjendjes që ka ekzistuar aso kohe në Kosovë. Është një e vërtetë e madhe se Ibrahim Rugova edhe atëherë edhe sot ka qenë kundërshtar politik i yni. Që atëherë edhe sot unë nuk jam pajtuar e as nuk pajtohem kurrë më atë politikë të nënshtrimit ndaj Beogradit që e ka pasur aso kohë ai, por dua ta sqaroj këtë gjykatë se UÇK-ja nuk është formuar për ta luftuar politikën e Rugovës. Ne edhe tani jemi kundërshtarë politikë, jemi në një kuvend që përbëhet nga pozita dhe opozita dhe nuk e kemi ndërmend që më armë ta largojmë Rugovën nga politika. UÇK-ja e ka bërë luftën kundër politikës tradicionale të pushtuesit të Beogradit në Kosovë. Ne, as serbët e Kosovës nuk i kemi parë si pengesë, por pengesë për Kosovën, pengesë për UÇK-në dhe gjithë qytetarët e saj ka qenë ushtria, policia dhe i gjithë aparati i dhunshëm i Beogradit i vendosur në Kosovë. Me këtë dua të them se, UÇK-ja në asnjë kohë nuk është armatosur për t’ia marrë pushtetin fiktiv Ibrahim Rugovës, se pushtet tjetër në Kosovë nuk ka pasur. Prandaj, tendenca për ta zbritur karakterin e luftës çlirimtare në luftë mes shqiptarëve në Kosovë, është e padrejtë, dhe kësaj tendence unë, dhe mendoj çdo qytetarë i Kosovës, nuk ka si ta pranoj dhe nuk ka si të mos protestoj ndaj kësaj tendence. E them më bindje se prokurori edhe në seancën e kaluar e ka ngritur shumë çështjen e bashkëpunëtorëve të armikut. Ne nuk kemi luftuar as kundër asaj kategorie, ani pse në Kosovë, për rrethanat që dihen, shumë njerëz kanë punuar në gjyqet serbe, kanë punuar në prokurorinë serbe, kanë punuar në administratën serbe. Kanë punuar edhe deri në qershorin e vitit ’99. Ne nuk jemi marrë me ata qytetarë. Se ata qytetarë, shumica prej tyre, ka shumë prokurorë e gjykatës që dy herë me kanë dënuar mua dhe kanë ngritur aktakuzë edhe kundër meje, që edhe sot janë në prokurorinë dhe gjyqësinë e Kosovës. Por, ata janë qytetarë të Kosovës që punojnë edhe në rrethana të reja për Kosovën Ne, me këtë kategori njerëzish që kanë qenë në shërbim të asaj politike, nuk merremi se ata janë shumë. Ne nuk jemi marrë as gjatë luftës me atë kategori. Ne në Kosovë, gjatë gjithë luftës çlirimtare, kemi luftuar aparatin e dhunshëm të regjimit të Millosheviqit dhe të gjithë ata që kanë qenë në shërbim të atij regjimi, do te thotë në shërbimin e dhunshëm të tij, policinë sekrete serbe, që ju kanë bërë dëm qytetarëve. Çdo qytetarë i Kosovës e di dëmin që ata i kanë bërë Kosovës e qytetarëve të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …