Dardan Molliqaj

Molliqaj: Marrëveshjet e vogla janë shkallë për të arritur tek asociacioni

Duke komentuar marrëveshjen e arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, kryetari i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj ka deklaruar se marrëveshjet e vogla janë shkallë për të arritur te Asociacioni. Ai ka shkruar se si duket Asociacioni i komunave me shumicë serbe (AKS) ka gjetur formulën depërtuese. “Marrëveshjet e vogla janë shkallë për të arritur tek Asociacioni. Nga qëndrimet e forta kundër, me vrull e shpejtësi drejt tij. Në theqafje. Asnjë marrëveshje nuk mund të përdoret si mekanizëm legjitimues. Rreziku që i kanoset vendit tonë nga ky projekt ka dëmin më të madh se secila marrëveshje e pjesshme. Është vështirë t’i shihet fundi i lumtur një procesi që fragmenton e ndanë. Na duhet ta dimë se cili është teksti? Cila është marrëveshja” ka shkruar në mes tjerash, kryetari i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Flakadanët e lirisë në Gllogjan, mesazhi i Dukagjinit para verdiktit të Hagës: “Çlirimtarët nuk janë vetëm”

Gllogjani është bërë të dielën një tjetër pikë e mobilizimit publik në prag të shpalljes …